Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga mësimdhënësit që të nisin mësimin dhe të ndalen grevat.
Kreministri Kurti ka thënë të enjten se Qeveria me pakon e fundit ka mbështetur qytetarët dhe mësimdhënësit.
Kurti këto komente i bëri në Llap pas vënies së gurthemelit të shkollës “Ilir Konushevci” në fshatin Lluga të Podujevës. Në këtë përurim kanë marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.