UBT News

Kurti kërkon nga AKP-ja të mos hapë valë të reja të privatizimit

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar nga bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), që të mos hapë valë të reja të privatizimit pasi që ato janë në kundërshtim me vendimet në fuqi.

Ai përmes një shkrimi në Facebook i është drejtuar bordit të AKP-së me kërkesë që të mos sfidojë mekanizmat institucional. Kurti po ashtu ka paralajmëruar masa ndaj bordit.

“Thirrjet e bordit në gjoja pavarësinë e institucionit dhe në nevojën që paska vendi për privatizim më të shpejtë në mënyrë që të gjenerohen të hyra shtesë për buxhetin e shtetit, janë konfirmim i mëtejmë i brengës sonë për keqpërdorime në këtë institucion. E shoh shumë të rëndësishme që publikisht t’i drejtohem bordit të AKP-së me kërkesë që të mos sfidojë mekanizmat institucional dhe të mos provojë të hapë valë të reja të privatizimit apo likuidimit në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi. Ju bëj me dije se një nga shtyllat kryesore të programit të qeverisë sonë vazhdon të mbetet lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rrjedhimisht, brenda kësaj kornize do të trajtohet edhe sfidimi eventual i bordit të AKP-së në raport me qeverinë dhe kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021”, shkroi ai mes tjerash në Facebook./UBTNews

Exit mobile version