Kryeministri Albin Kurti ka thënë se buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë, madje sipas tij, është trefish më i lartë sesa në vitin 2021. Kurti ka shkruar në Facebook se në tri vjet qeverisje janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore.
“Buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë — trefish më i lartë sesa në vitin 2021. Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore — më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti në Facebook.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dhënë detje për secilin projekt që është duke u zhvilluar në trashëgiminë kulturore në Kosovë.
Sipas tij, në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në: Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës, Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj, Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX, në Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës, në Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë, në Muzeun e Hidroelektranës në Prizren, e kështu me radhë.
Ndërkaq sipas Kurtit punimet po vazhdojnë e janë drejt përfundimit në: Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë, në Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova në Shtëpitë tradicionale të Janjevës, e kështu me radhë.