Është mbajtur mbledhja e katërt e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, nga ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se sivjet do të aplikojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kurti në këtë mbledhje tha se zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) është proces shtetëror dhe kërkon angazhimin e të gjitha institucioneve të vendit, për çka theksoi se prioritizimi dhe zbatimi i masave të MSA-së brenda afateve kohore është oboli që rrjedh nga procesi i Integrimit Evropian.
“Me qëllim të zbatimit të kësaj marrëveshje Qeveria e Kosovës në koordinim me Institucionet e pavarura e ka hartuar këtë program që parasheh reforma konkrete në të gjitha fushat e kritereve të Kopenhagës. Aty parashihen kriteret politike, si dhe ato ekonomike por edhe standardet evropiane ose kapitujt e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky program është dokumenti kryesor kombëtar të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe reforma të ndërlidhura në integrim për Bashkim Evropian. Një kornizë gjithëpërfshirëse afatmesme që reformave të nevojshme që ndalin nga MSA dhe nga mekanizmat e tjerë të këtij procesi[…]Obligimet që kemi marrë përsipër në këtë program duhet të trajtohen me prioritet të lartë gjatë këtij viti. Zbatimi i MSA-së është proces shtetëror kërkon angazhim të të gjitha institucioneve. Prandaj, priroritezimi dhe zbatimi i masave të MSA brenda afateve kohore që i kemi parapare është obligim që rrjedh nga procesi i Integrimit Evropian. Qeveria është e gatshme të ju mbështes në vendimmarrje pulitke në forma tjera afatgjate për të siguruar zbatimin e tyre”, tha Kurti.
Kurti foli edhe për zotimin që ka marrë që gjatë këtij viti Kosova të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Rëndësia e programit si dhe e prioriteteve politike në kuadër të agjendës për reforma evropiane ERA2 sivjet është më e madhe për shkak të zotimit që kemi marrë si Kosovë që sivjet të aplikojmë për anëtarësim në Bashkim Evropian. Këtë zotim e kemi marrë përsipër në këshillin e katërt të Stabilizim Asociimit të mbajtur me 7 dhjetor 2021 në Bruksel të cilin e kam bashkëryesuar me përfaqësuesin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell. Ky zotim i republikës sonë për ta bërë hapin e ardhshëm drejt anëtarësimit në BE është i domosdoshëm dhe në kohën e duhur[…]Kosova është vend potencial kandidat dhe i është premtuar perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Prandaj ne jemi përkushtuar të zbatojmë pjesën tonë të detyruar dhe të intensifikojmë bashkëpunimin me shtete anëtare dhe institucionet e BE për të avancuar me fazën tjetër të avancimit”, përfundoi Kurti.