UBT News

Kurti kandidat për kryeministër, Osmani për presidente

Albin Kurti do të jetë kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar ai në një konferencë për media pas zyrtarizimit të marrëveshjes për listën e përbashkët garuese për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai njoftoi se Vjosa Osmani do ta synojë postin e presidentes.

“Viti 2020 dëshmoi se kemi nevojë për kryeministër të ri, por edhe për presidente të re. Ne e kemi presidenten, ajo e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe integritet. E ka shprehur integritetin e institucionit dhe unitetin e popullit. Në këto zgjedhje që janë referendum, duhet ta rilegjitimojmë këtë”, deklaroi ai.

Ai njoftoi se të shtunën do ta bëjnë publike listën e kandidatëve për deputetë./UBTNews

Exit mobile version