UBT News

Kurti, kandidat për deputet

Albin Kurti do të jetë kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë e ka konfirmuar aktivisti i VV-së, Atdhe Arifi përmes një shkrimi në Facebook, teksa ka bërë të ditur se  kjo degë, pos Kurtit, ka propozuar për kandidatë edhe Liburn Aliun, Arben Vitinë, Xhelal Sveçlën, Glauk Konjufcën, Fitore Pacollin, Albulena Haxhiun dhe Hatixhe Hoxhën.

“Na priftë e mbara, me Albinin përpara!”, ka shkruar Arifi.

Nga Qendra e Prishtinës, kandidatët për deputetë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! janë : Albin Kurti Liburn…

Posted by Atdhe Arifi on Wednesday, January 13, 2021

Ndërkohë që ditë më parë, Gjykata Kushtetuese përmes një vendimi kishte thënë se Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet që do mbahen më 14 shkurt./UBTNews

Exit mobile version