UBT News

Kurti ka një lutje për qytetarët për energjinë elektrike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka lutur qytetarët e Kosovës që nga ora 18:00 e deri në mesnatës të racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike.

Sipas tij, gjatë ditëve të fundit kanë pranuar shqetësime të shumta nga qytetarët në lidhje me reduktimet e rrymës, për të cilat shqetësime tha se i kanë adresuar tek operatorët KOST dhe KEDS.

“Gjatë ditëve të fundit kemi pranuar shumë shqetësime në lidhje me furnizimin me energji elektronike në disa komunat të Kosovës. Këto shqetësime i kemi përcjell vazhdimisht tek operatorët e rrjetit transmetues dhe shpërndarës KOST dhe KEDS dhe kemi kërkuar nga ta angazhim maksimal në disa drejtime. Përkushtim intensiv në terren për zgjidhjen e problemeve teknike të rrjetit si të prishjeve edhe të menaxhimit të mbingarkesave, komunikim të qartë dhe të shpeshtë me qytetarët dhe finalizim me urgjencë të punimeve në nënstacionin e ri të Ferizajt, i cili do të zgjidh problemin e Ferizajt dhe do të ketë ndikim edhe në komunat tjera…Si çdo dimër paraprak qytetarët i lusim që të racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike, veçanërisht gjatë orëve 18:00 deri në mesnatë në të mirë të sigurisë të furnizimit për vete dhe për gjithë vendin tonë“, thotë ai.

Me ftohjen e motit është rritur nevoja edhe për konsum më të madh të energjisë elektrike, e cila në ditët e fundit ka sjell reduktime të energjisë elektrike në shumë pjesë të Kosovës.

Exit mobile version