UBT News

Kurti jep detaje nga takimi me Merkel, Macron e Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se mbështet marrëveshjet ku shtetet e Ballkanit Perëndimor trajtohen të barbarta.

Kurti në Twitter ka dhënë detaje rreth takimit të sotëm me kancelaren gjermane, Angela Merkel, presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Në një takim me kancelaren Merkel, presidentin Emmanuel Macron dhe presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave. Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, ka shkruar Kurti në Twitter./UBTNews

Exit mobile version