Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje të reja për takimin e fundit në Bruksel.
Ai e ka quajtur të pavërtetë publikimin e një dokumenti të BE-së ku thuhet se Kurti e refuzoi planin e sekuencimit të zbatimit të marrëveshjes ndërkaq Vuçiq e pranoi.
Kurti vazhdoi kritikat ndaj ndërmjetësve të dialogut, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak të cilët sipas tij e ekspozuan përballë një skenar që e kishin dizajnuar më herët për ta vënë në qendër themelimin e Asociacionit në kuadër të marrëveshjes bazë dhe moszbatimin e pjesës tjetër të ujdisë.
Këtë Kurti tha se e ka refuzuar kategorikisht duke ofruar plan konkret për zbatim të sekuencuar të marrëveshjes mbi bazën e parimit të gjithëpërfshirës.
“Ofrova propozim konkret për zbatim të plotë të marrëveshjes bazike mbi parimin e gjithëpërfshirës, ku zbatohet secili nën i kësaj marrëveshje. Por mua në takim mu kërkua që të kalojmë në një proces negocimi për hartimin e statutit të Asociacionit, por unë iu bëra të qartë përfaqësuesve evropian se duhet zbatim i plotë i tërë marrëveshjes dhe jo fokus në një pikë”, tha Kurti në konferencë për medie të hënën.