UBT News

Kurti inkurajon qytetarët të marrin vaksinën antiCOVID

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori dozën e parë të vaksinës antiCOVID. Pas vaksinimit, shefi i Qeverisë ka inkurajuar qytetarët të ndjekin shembullin e tij dhe të vaksinohen.

“I inkurajoj të gjithë qytetarët të vaksinohen, meqënëse mbrëme ka ardhur kontigjenti i parë i vaksinave antiCOVID. Presim që të sigurojmë edhe më shumë vaksina. Inkurajoj qytetarët të vaksinohen dhe të heqin dilemat. Vaksinimi është i nevojshëm. Zgjidhja përfundimtare e pandemisë është vaksinimi”, deklaroi ai.

Kosova mbrëmjen e së dielës ka pranuar 24 mijë doza të vaksinave AstraZeneca./UBTNews

Exit mobile version