Kryeministri Albin Kurti i ka dhënë leje patriarkut serb Porfirije që të vijë në Kosovë në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse.
Sipas njoftimit, leja për vizitën e Porfirijes në Kosovë ishte kërkuar nga ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq.
Tutje në njoftim thuhet se patriarku ka kërkuar të hyjë në Kosovë pa truprojet e tij, edhe pse nuk ka bёrё kёrkesё pёr vizitё sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese. Ministrit Rashiq, Kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht./UBTNews/