UBT News

Kurti: I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari ku humbën jetën 46 qytetarë, kryesisht qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se Kosova bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut dhe popullin e saj. I pari i Qeverisë së Kosovës ka shprehur gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë Maqedonisë.

“I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit. Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, ka shkruar Kurti. 

Për rastin ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se lajmi për humbjen tragjike të 46 personave i ka lënë pa fjale e me dhimbje. Abdixhiku u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se lajmi për tragjedinë ishte tronditës. Edhe ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

Exit mobile version