UBT News

​Kurti i shqetësuar me rezultatet e PISA-s: Treguan defektet strukturore të sistemit arsimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur shqetësimin për rezultatet e testit PISA në Kosovë. Kurti tha se rezultatet e dobëta tregojnë për defekte strukturore dhe kronike në sistemin arsimor, të cilat sipas tij shtrihen në të kaluarën dhe që nuk mund të rregullohen menjëherë dhe as shpejtë.

Kurti në mbledhjen e qeverisë të mërkurën tha se janë të angazhuar për kushte të mira të punës për mësimdhënie dhe mësimnxënie, ndërkaq mësimdhënësit duhet të kujdesen që të motivojnë, inspirojnë dhe të garantojnë se nxënësit po mësojnë dhe po dinë.

“Jemi të shqetësuar me rezultatet e testit PISA në vendin tonë, të cilat treguan për defekte strukturore dhe kronike të sistemit arsimor që shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë sonë, të cilat nuk mund të rregullohen as për njëherë dhe as shpejt. Testi PISA po tregon se në fëmijërinë relativisht të hershme diçka nuk po shkon mirë. Qeveria angazhohet për kushte të mira të punës të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Ndërkaq mësimdhënësit duhet të kujdesen që të motivojnë, inspirojnë dhe të garantojnë se nxënësit po mësojnë dhe po dinë”, tha Kurti.

Kurti nënvizoi përkushtimin për rini, derisa tha se Kosova është bërë anëtare e organizatës evropiane rinore EYCA, e cila sipas tij do t’iu krijojë të rinjve zbritje në transport, akomodim dhe arsim kudo në BE.

Exit mobile version