Në varrimin e 18-vjeçares që u vra në Ferizaj, M. O, i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Po ashtu bashkë me të ishte edhe ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, M.O, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.
I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.