Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i pikëlluar nga vdekja e ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Denys Monastyrsky.
Ai ka shprehur ngushëllime për familjet e të vdekurve si pasojë e rrëzimit të helikopterit.
“I pikëlluar nga vdekja e ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Denys Monastyrsky, zëvendësës së tij Jenin dhe anëtarët e kabinetit të tij. Kosova u dërgon ngushëllimet e saj të përzemërta të dashurve të tyre, dhe veçanërisht familjeve të fëmijëve të vrarë” ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter, raporton UBT News.
Kujtojmë se 18 persona vdiqën, ndër ta tre fëmijë, pasi një helikopter u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në lindje të kryeqytetit Kiev./UBTNews/