Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së u.d së Presidentes, Vjosa Osmani për takimin e thirrur, lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Pjesëmarrja është konfirmuar nga Lëvizja Vetëvendosje për Ekonomia Online. Takimi është paraparë të mbahet në ora 13:00.