UBT News

​Kurti i bashkohet thirrjeve për armëpushim në Gaza

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu është bashkuar thirrjes së zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris dhe liderëve të tjerë botërorë për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare.

Kurti ka shkruar në X se vdekjet dhe vuajtjet e civilëve në muajt që pas sulmit terrorist të Hamasit, janë një thirrje urgjente për veprim të shpejtë dhe vendimtar.

Më 7 tetor 2023, grupet militante palestineze të udhëhequra nga Hamasi nisën një sulm në shkallë të gjerë kundër Izraelit nga Rripi i Gazës, duke thyer barrierën Gazë-Izrael dhe duke hyrë me forcë nga pikat kufitare të Gazës në qytetet izraelite pranë, instalimet ushtarake ngjitur dhe vendbanimet civile. Ky është konflikti i parë i drejtpërdrejtë brenda territorit të Izraelit që nga Lufta Arabo-Izraelite e vitit 1948, ku lloraritet se janë vrarë mbi 30 mijë persona.

Exit mobile version