UBT News

Kurti: Gjenocidi në Kosovë është e vërteta e Serbisë si shtet

Kurti: Shqiptari i vrarë, i masakruar, i varrosur, i zhvarrosur e  transportuar në Serbi, i zhvarrosur sërish është ajo e vërtetë e cila nuk rri nën ujë as nën tokë

Kryeministri Albin Kurti tha sot se të zhdukurit me dhunë duhet të duken në përgjegjësinë institucionale dhe aktivitetet institucionale.

“Të gjithë ata na mungojnë, të gjithëve na mungojnë, sidomos familjeve të tyre, i mungojnë shoqërisë, shtetit, të ardhmes sonë”.

“Sot e shënojmë edhe 22 vjetorin e masakrës së Mejës që është një dëshmi tjetër e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”.

“Gjenocidi në Kosovë është e vërteta e Serbisë si shtet. Por kjo nuk mjafton. Duhet që ekzekutorët dhe urdhërdhënësit e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, e masakrave të panumurta, të vrarëve të pafajshëm, të paarmatosur të sjellen para drejtësisë që të akuzohen, gjykohen e dënohen”.

“Kjo është një plagë e hapur që nuk e mbyllë kalimi i kohës. Sa më shumë kohë që kalon dhembja nuk fashitet por shtohet”.

“Si Kryeministër bashkë me Presidenten dhe Kryetarin e Kuvendit jemi zotuar se do të bëjmë krejt çka mundemi e dimë në mënyrë që të jemi pranë këtyre familjeve dhe të ndihmojmë sjellin e drejtësisë për gjetjen e të vërtetës”.

“E vërteta është përpjekur të  varroset në Batajnicë e në varrezat e tjera masive, nëpër fusha, nëpër male, nëpër liqeni mirëpo ju e dini se ajo u rishfaq. Sepse nuk mund të shtypet e ndrydhet përjetë e vërteta. Ajo e nxjerr kokën dhe del”.

“Shqiptari i vrarë, i masakruar, i varrosur, i zhvarrosur, i transportuar, i varrosur në Serbi, i zhvarrosur sërish është ajo e vërtetë e cila nuk rri nën ujë as nën tokë”.

“Prandaj, në raport me Serbinë e për hir të së ardhmes sonë e të historisë sonë ne duhet të bëhemi bashkë dhe ta kërkojmë përgjegjësi duke qenë përgjegjës edhe në institucionet tona dhe secilën pozitë që mbajmë”, u shpreh Kurti./Ubtnews

Exit mobile version