Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se gjasat janë shumë të mira që sot të formohet edhe Qeveria e Kosovës.
“Shpresojmë më të mirën dhe gjasat i kemi shumë të mira”, ka deklaruar ai para fillimit të tryezës së organizuar nga KFOS me temën “Si tutje me dialogun”.
Ndërkohë, ka nisur seanca për konsituimin e Kuvendit dhe legjislaturës së tetë. Ndërkaq, gjatë ditës është raportuar se do të formohet edhe qeveria Kurti.