UBT News

Kurti: Fushatën e korrje-shirjes po e nisim me një rekord të ri

Fushata e korrje-shirjeve ka nisë gati në gjithë vendin, por kryeministri në detyrë, Albin Kurti zgjodhi komunën e Therandës për të parë nga afër korrjet.

Kurti, ka thënë se sivjet janë mbi 20 mijë hektarë më shumë sipërfaqe me grurë.

Fushatën e korrje-shirjes po e nisim me një rekord të ri: sivjet kemi mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë sesa vitin e kaluar. Me ministrin Faton Peci, u rikthyem në fshatin Sopijë të Therandës. Aty na mirëpriti fermeri Xhemë Beqiraj që ka të mbjellë 25 hektarë grurë”, ka shkruar Kurti.

Ai më tej ka thënë se me punën e zellin e fermerit Beqiraj dhe me mbështetjen që e ka marrë nga shteti përmes subvencioneve dhe granteve, tokën që për një kohë të gjatë ishte djerrinë, e ka kthyer në fushë të artë me grurë, që nesër të jetë bukë në sofrën tonë.

Kurti tha se përveç grurit, fermeri Beqiri ka edhe mbi 11 hektarë të mbjellë me bostan e pjepër.

Megjithatë, kryeministri në detyrë nuk ka dhënë detaje për rendimentin e sivjetmë dhe numrin e përgjithshëm të hektarëve për sipërfaqet me grurë.

Exit mobile version