UBT News

Kurti flet për zgjedhje të parakohshme: Nuk ka pse të rrëzohet qeveria

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur të premten për zgjedhjet e reja të parakohshme. Kryeministri Kurti në një konferencë për media tha se nëse do opozita është i gatshëm të ulet e të bisedojë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, ku tha se “por nuk ka pse të rrëzohet qeveria”.

“Unë kam shprehur gatishmërinë time që nëse opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme, mund ta bëjmë me dy të tretat e Kuvendit shpërndarjen e Kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje. Nëse opozita është rehat, ne jemi edhe më rehat, po qeverisim fare mirë, jemi rehat me punën që bëjmë. Pra, nëse vetëm opozita dëshiron zgjedhje, ne jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë për shpërndarjen e kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje, por nuk ka pse të rrezohet qeveria. Qeveria e mbarë dhe e mirë nuk rrezohet, vazhdon, mirëpo nëse opozita është e interesuar që mos t’i kemi ne 12 muaj në vitin e fundit, atëherë jemi të gatshëm të ulemi dhe të bëjmë shpërndarjen e kuvendit, të shkojmë në zgjedhje të reja me shpërndarje të kuvendit”, tha Kurti.

Ai foli edhe për propozimet konkrete që ka dërguar qeveria në Bruksel sot për dinarin.

“Ende nuk ka përfunduar dita e sotme për dërgimin e propozimeve tona. Duhet ta keni parasysh një gjë, rregullorja e BQK-së është e panegociueshme, është vendim plotësisht i pavarur i këtij institucioni të pavarur. BQK-ja është edhe lartë edhe përpara, edhe sipër nesh dhe na prin, përveç që kanë marrë rregullore të re, ata kanë ofruar edhe një plan 10 pikesh për tranzicion të lëmueshëm tremujor, nëse ka pasoja në terren që kanë të bëjnë me resorët e ekzekutivit, ne do t’i përgjigjemi gjithashtu. Ne nuk jemi as lokomotiva as vagoni i parë në këtë punë, jemi vagoni i dytë. Nëse ka ndonjë të moshuar serb që për 24 vjet s’ka parë kurrë euro, vetëm dinar, ne nuk dëshirojmë që të ngelet keq, për këtë do të shprehim gatishmërinë për të ndihmuar. Por, i vetmi mjet pagese sipas nenit 11 të Kushtetueses është euro dhe dinarët kash në thas të furgonave nuk mund të kalojën kufirin, sepse duhet të bëhet formalizmi i transaksioneve financiare dhe të luftohen të gjitha aktivitetet ilegale”, tha Kurti.

Kryeministri ka folur edhe për kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksadër Vuçiq dhe pse faktorët ndërkombëtar po flasin për rrezikun e luftës.

“Unë besoj se dialogu më shumë ju ka marrë kohë juve si neve, neve na ka marrë kohë qeverisja e mirë si shumë kohë. Por, çka merr pastaj vëmendje mediale dhe sidomos ndërkombëtare, nuk është përgjegjësi e jona. Dialogu nuk është tre prioritet e para, ka qenë pandemia, punësimi dhe drejtësia. Pra, nuk është që dialogu na ka marrë kohë sa mendoni ju, normalizimi i marrëdhënieve nuk varet prej ne, kam pranuar marrëveshjen bazike, por çfarë të bëjmë ne që prej kur është pranuar ajo pesë herë kam ofruar të nënshkruhet, dhe ka refuzuar presidenti Serbisë…E tash pse faktorët ndërkombëtar flasin më shumë për luftë është për shkak të lidhjes së Serbisë me Rusinë. Rusia dëshiron luftë dhe po bënë luftë… Pra, faktorët ndërkombëtar po flasin për rrezikun e luftës, sepse Rusia dëshiron luftë dhe ka shtete si puna e fqinjit tonë verior, që kanë marrëdhënie të mira më të, nuk kanë vendosur sanksione, por ja mbajnë hisen në aq shumë qëndrime në arenën ndërkombëtare”, theksoi ai.

Në konferencën e përbashkët me Kurtin, ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur për rritje të pagave, dhe për cilin sektor publik apo privat ka pasur më shumë rritje të pagave.

“Për vitin 2023 ende ASK nuk ka publikuar të dhënat sa i përket sektorëve. Normalisht që të sektori publik, rritja krahasuar me vitin 2019 do të duhej të ishte rreth 30 për qind, te sektori privat mbetet të shihet se sa prej shumës që është shtuar, prej 65 milionë eurove si tërësi e pagave në muajt, sa janë vende të reja pune”, tha Murati.

Exit mobile version