UBT News

Kurti flet për gjobën e Themelores: Më dënojnë mua nganjëherë por mos u mërzitni ju

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar gjobën prej 250 euro të vendosur nga Gjykata Themelore e Prishtinës për shkak të mosparaqitjes së tij në Prokurorinë Speciale (PSRK) lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Kurti tha se ndonjëherë e dënojnë atë, por ka sugjeruar që gazetarët të mos mërziten për këtë. Ai bëri këto komente pas përurimit të çerdhes në lagjen “Rezinë” të Gjakovës.

Kurti është paralajmëruar për gjobë që nga fundviti i kaluar për shkak të refuzimit për t’u paraqitur në prokurori. Ai ka kërkuar që prokurorët të shkojnë në zyrën e tij, duke theksuar se ka precedent për këtë, por Gjykata ka urdhëruar që ai të dëshmojë në prokurori lidhur me dyshimet për dëm ekonomik në rezervat shtetërore. Prokuroria dyshon se shteti është dëmtuar me rreth 600,000 euro gjatë blerjes së produkteve për rezervën shtetërore.

Exit mobile version