UBT News

Kurti flet pas takimit me Osmanin

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kurti ka deklaruar se me Osmanin nuk kanë folur për një datë konkrete për zgjedhje, por në harkun kohor ai ka thënë se duhet të jetë sa më e shpejtë data e zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk kemi folur për një datë kohore, por jemi shprehur që të jetë më e afërt data në harkun e caktuar kohor”, deklaroi ai.

Lideri i VV-së ka thënë se kanë humbur shumë kohë, dhe sipas tij, duhet që sa më parë të kemi një Qeveri që e nxjerr Kosovën nga kriza.

“Kemi humbur shumë kohë dhe na nevojitet që të ecim sa më shpejt që duke u kthyer te populli si burim i sovranitetit të restaurojmë legjitimitetin e institucioneve dhe të kemi një qeveri të re dhe kompetente që e nxjerr Kosovën nga kriza e shumëfishtë”, shtoi ai./UBTNews

Exit mobile version