UBT News

Kurti emëron ish-pjesëtarin e UÇK-së drejtor të AMIK-ut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Emin Hoxhajn, Drejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, bëhet e ditur në konferencë për media.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxhaj ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës nga viti 2001, duke shërbyer në kapacitete të ndryshme, përfshirë si shef i Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe tash së fundmi si shef i Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Gjakovë.

Exit mobile version