UBT News

Kurti e zëvendëspresidenti i KE-së diskutojnë për luftimin e korrupsionit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me zëvëndëspresidentin e Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, pas diskutimit që pati në panelin e tryezës së rrumbullakët në Athinë, që në ditën e dytë kishte për temë rritjen e bashkëpunimit dhe solidaritetit në Evropën Juglindore.

Zëvëndëspresidenti Schinas e uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe e siguroi për vazhdimin e përkrahjes dhe bashkëpunimit.

Kryeministri Kurti e falënderoi për takimin dhe e njoftoi zëvëndëspresidentin Schinas për punën që po bëjnë institucionet e Republikës së Kosovës për ringjalljen ekonomike pas pandemisë, zbatimin e reformave në sistemin e drejtësisë dhe luftimin e krimit e korrupsionit.

Sipas një komunikate të Qeverisë, Kurti dhe zëvëndëspresidenti Schinas diskutuan për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, për migrimin e zhvillime të tjera në nivel global.

Exit mobile version