UBT News

Kurti e Rama bëhen bashkë në shënimin e 28 Nëntorit në Vlorë

Ceremonia e ngritjes së flamurit në 111-vjetorin e pavarësisë në Vlorë, ka bërë bashkë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe homologun e tij Albin Kurti.

Në këtë ceremoni, të pranishëm ishin edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte ngritja e flamurit dhe vendosja e kurorave te busti i Ismail Qemailit.

Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemaili ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.

Exit mobile version