Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur të suksesshëm samitin e javës së kaluar të Procesit të Berlinit.
Kurti para kabinetit qeveritar tha se Procesi i Berlinit po afron vendet e rajonit me njëri-tjetrin.
Ai përmendi edhe vendimin për heqjen e regjimit të vizave për Bosnjë Hercegovinën nga 1 janari 2025.
Krahas këtyre, Kurti nënvizoi modernizimin e shërbimeve në Telekom.
Derisa e quajti lajm të mirë ardhjen e Starlinkut në Kosovë./UBTnews/