Punën përgjatë 100 ditëve të para të Qeverisë e ka paraqitur kryeministri, Albin Kurti, tha se situata me pandemi është menaxhuar suksesshëm.
“Qeveria ka marrë 144 vendime, duke zbatuar premtimet tona para qytetarëve tanë. U zotuam se menaxhimi i pandemisë do të jetë prioritet i Qeverisë sonë. Në ditën e parë të punës kur pranuam punën kemi pasur 781 raste të reja kemi pasur 17 vdekje në ditë, kurse 100 ditë më vonë ranë në 9 sosh e asnjë vdekje. Çfarëdo matje që i bëhet kësaj Qeverisë duhet të matet më këtë. Situata me pandeminë është përmirësuar dukshëm. Kemi ulje prej 99 për qind të rasteve të reja. Me kënaqësi raportojmë se pandemia është menaxhuar me sukses”, është shprehur ai.
Kryeministri Kurti ka bërë thirrje për vaksinim pasi që sipas tij varianti Delta është tashmë ne mesin tonë.
“Në krahasim me vitin e kaluar eksportet janë rritur prej 66 për qind dhe të hyrat buxhetore për 30 për qind. Buxheti i rishikuar ka mundësuar dizajnimin e një pako të re që mundëson ringjalljen ekonomike të vendit”, ka shtuar ai.
Kurti ka pohuar edhe njëherë se si Qeveri do të jenë të pa kompromis në luftimin e korrupsionit.