UBT News

Kurti e Murati në ASK, flasin për regjistrimin e popullsisë që fillon në prill

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me Ministrin e Financave, Hekuran Muratin, kanë vizituar sot Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

Sipas njoftimit të ZKM-së, Kurti është njoftuar me punën e cila po zhvillohet në kuadër të regjistrimit të popullsisë, i cili nis në muajin prill.

“Kryeministri Kurti ritheksoi mbështetjen e plotë të Qeverisë ndaj ASK-së, në realizimin e procesit me standardet e kushtet teknike të nevojshme, duke ofruar dhe gatishmëri të plotë të ndihmojë sa i përket sfidave e nevojave të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version