UBT News

Kurti e emëron Ejup Maqedoncin në pozitën e ministrit të Mbrojtjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka emëruar kolonelin e FSK-së Ejup Maqedonci në pozitën e ministrit të Mbrojtjes.

Kryeministri Kurti në një postim në Facebook ka njoftuar se ka pranuar dorëheqjen e ministrit të deritanishëm Armend Mehaj, e cila sipas tij është bërë për shkaqe familjare.

“Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës. Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera”, ka shkruar Kurti.

Exit mobile version