Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dyshuar edhe vet se mund ta bëjë qeverinë e re të dielën kur e ka afatin e fundit.
“Nuk është kollaj,” tha Kurti, duke shtuar se nëse qeveria nuk formohet, alternativa e vetme janë zgjedhjet e reja.
Ai përmendi se “ka shumë inate e xhelozi” në skenën politike dhe se “atmosfera është intoksikuar”.
Sipas tij, as partitë ish-opozitare nuk po tregojnë “vullnetin dhe synimin” për formimin e qeverisë.
“Do të përpiqemi maksimalisht që deri në dielën më së larg, të hënën nuk mundemi me u përgatit. Sepse të hënën ose e kemi bë qeverinë ose nuk e kemi bë (qesh). Prandaj në këto ditët e mbetura, jemi duke komuniku, jemi duke bisedu. Nuk është kollaj, se, s’di qysh me ua shpjegu, ndoshta e keni ndëgju edhe ju vet, është intoksu atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e ciniziëm shumë më shumë se ide, punë e pasion. Por, jemi ku jei dhe do të përpiqemi ta bëjmë qeverinë. Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjehdje prap. Ose do ta bëjmë qeverinë, ose shkojmë në zgjedhje prap. Nuk po duket që opozita ka vullnet dhe as synim për qeveri të tyre”, tha Albin Kurti në Londër.