Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të takohet në Slloveni me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në pauzën mes dy sesioneve të Samitit që po mbahet në Brdo të Sllovenisë.
Në këtë takim do të marrin pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, shkruan Euronews (edicioni në gjuhën serbe).
“Serbia nuk e njeh Kosovën, Kosova nuk e njeh Serbinë, dhe ne kemi nevojë për një marrëveshje”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.
Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se njohja reciproke është e nevojshme sepse është e vetmja mënyrë për vendosjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan.