UBT News

​Kurti: Do ta formojmë qeverinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se po presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe më pas do të shikojnë për rrugën përpara sesi të formohet qeveria e re.

Kurti, i cili është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje tha se janë fitues në zgjedhje, andaj sipas tij do ta formojnë qeverinë.

Ne presim certifikimin e rezultateve dhe më pastaj do të ulemi dhe të shikojmë për rrugën përpara. Mirëpo nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime të tjera sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibride kundër qeverisë sonë dhe kundër Lëvizjes Vetëvendosjes, por ne kemi dalë fitimtarë. Fitimtari duhet dhe do ta formojë qeverinë”, tha Kurti.

Këto komente Kurti i bëri pas vendosjes së gurthemelit të një çerdheje në Gjilan.

Në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, përfshirë me përditësimin e fundit të numërimit të 90 për qind të votave nga diaspora, Lëvizja Vetëvendosje aktualisht ka 48 deputetë, PDK 24 deputetë, LDK, 20 deputetë, AAK-Nisma 8 deputetë, ndërkaq komunitetet jo shumicë 20 deputetë.

Exit mobile version