UBT News

Kurti: Ditë, javë, muaj e vite shumë më të mira e presin Prizrenin

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar Prizrenin ku ka shprehur përkrahjen e tij për kandidatin e VV-së për kryetar komune, Mytaher Haskuka.

“Me qeverisjen qendrore në Prishtinë e atë komunale në Prizren, me projektin e madh infrastrukturor që lidhë Prizrenin me Tetovën për çfarë kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut, jemi të bindur se ditë, javë, muaj e vite shumë më të mira e presin Prizrenin, tha Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së djeshme në Prizren, ku qëndroi dhe zhvilloi disa takime në mbështetje të kandidatit tonë Mytaher Haskuka. Prizrenin do ta fitojmë pa balotazh në mënyrë që ta vazhdojmë sa më shpejtë Bashkë qeverisjen. 144 është numri i fitores tonë, 144 është numri i kandidatit Mytaher Haskuka”, thuhet në një njoftim të lëshuar sot nga VV.

Exit mobile version