Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka kujtuar 11 vjetorin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kur vendosi ligjmërinë në favor të Pavarësisë së Kosovës.
Kurti nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter shkroi se më pak se dy muaj ishin vendimtare dhe miratuan një rezolutë që bënë thirrje për dialog, paqe dhe progres mes Kosovës dhe Serbisë.
“Sot mbushen 11 vjet që kur GJND-ja vulosi ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës. Më pak se 2 muaj më vonë, Kombet e Bashkuara miratuan një rezolutë që bën thirrje për një dialog për paqe dhe progres në mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu në Bruksel ka të bëjë me statusin e marrëdhënieve midis dy vendeve”, u shpreh ai, njofton Klankosova.tv
Today marks 11 yrs since @CIJ_ICJ sealed the legality of Kosova’s independence. Less than 2 months later, the #UN adopted a resolution calling for a dialogue for peace & progress btw Kosova & Serbia.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 22, 2021
Dialogue in Brussels is about the status of relations between two countries.