UBT News

Kurti: Dialogu Kosovë-Serbi të përqendrohet në njohje reciproke

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar sot nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz në Berlin që të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në një konferencë të përbashkët për media, kreu qeveritar tha se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i përqendruar në njohje reciproke ndërmjet dy vendeve.

“Jemi të përkushtuar të ecim shpejt dhe të kemi rezultate konkrete”, shtoi ai.

Para kancelarit gjerman, Kurti foli edhe për progresin dhe qeverisje ne tij në Kosovë.

“Në këtë vit qeverisje kemi bërë përpjekje të mëdha në sundimin e ligjit, kemi filluar reformat administrative”, tha ai.

Ndërkohë, kërkoi që pavarësia e Kosovës të njihet nga pesë vendet mos njohëse të BE-së.

Exit mobile version