Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje për vizitën e tij të sotme në Leposaviq, ku, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ofruan mamografi falas për vajzat dhe gratë.
Kurti theksoi se, gjatë vizitës, ata gjithashtu shqyrtuan mundësinë e rikonstruksionit të një ndërtese për ta kthyer atë në maternitet, pasi gratë nga kjo zonë shpesh detyrohen të shkojnë në Novi Pazar për të lindur. Ai shprehu shqetësimin se fëmijët që lindin atje regjistrohen si shtetas të Serbisë.
Në fjalën e tij para kabinetit qeveritar, Kurti foli edhe për vendimin e fundit për rritjen e pensioneve, duke theksuar se ky hap është një dëshmi e përkushtimit të qeverisë ndaj kategorive në nevojë.
Ai përmendi gjithashtu vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, ku kishte pasur takime të rëndësishme për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Kjo vizitë, sipas tij, është një hap përpara në promovimin e interesave të vendit në arenën ndërkombëtare./UBTNews/