UBT News

Kurti dhe Osmani bëjnë homazhe te busti i Kadri Zekës në rastin e 40-vjetorit të vrasjes së tij

Në nderim të tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, dhe Kadri Zekës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, i ka përkujtuar ata sot, në 40 vjetorin e vrasjes së tyre.

Pas vizitës dhe homazheve në Dubovik të Deçanit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me Presidenten e  Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe edhe në Prishtinë.

Ata vendosën kurorë me lule te busti i Kadri i Zekës në Prishtinë, para ndërtesës së ish-Radio Prishtinës, ku ai punonte.

Kryeministri Kurti theksoi nderimin e pafund për këta tre heronj, të cilët u vranë më 17 janar 1982, në Shtutgart të Gjermanisë.

Exit mobile version