Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbis, Miroslav Lajçak, do të takohen sot duke filluar nga ora 16:00.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media ku është shtuar edhe se takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 16:00”, thuhet në komunikatë.