UBT News

Kurti dhe ambasadori finlandez flasin për themelimin e Odës Ekonomike Nordike në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi sot takim me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Në kumunikatën për media bëhet e ditur se ata të dy biseduan për zhvillimet në vend dhe rajon, dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Ambasadës finlandeze dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, si rezultat i marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe.

“Në shërbim të thellimit të bashkëpunimit, sidomos të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, kryeministri Kurti mirëpriti iniciativën për hapjen e Odës Ekonomike Nordike në Kosovë”, thuhet po aty.

Kreu i ekzekutivit e përgëzoi ambasadorin Nissinen dhe shtetin e Finlandës, me rastin e ratifikimit të aplikacionit për anëtarësim të Finlandës nga të gjitha 30 shtetet e NATO-s, duke theksuar se anëtarësimi i saj në NATO i kontribuon paqes dhe sigurisë në Evropë.

Exit mobile version