UBT News

Kurti: Cilësia e arsimit të lartë është prioritet i lartë në qeverisjen tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se prioritet i qeverisjes së tij është cilësia në arsimin e lartë dhe pavarësia e Agjencisë për Akreditim.

Në konferencën me titullin “Ndikimi i mekanizmave të sigurimit të cilësisë në krijimin e një kulture cilësore në arsimin e lartë”, organizuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, shefi i ekzekutivit ka përmendur Projektligjin për Arsimin e Lartë dhe atë për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

“Kosova paraqet një rrafsh sesi një universitet e ka prodhuar të gjitha elitat që i kanë prirë të gjitha proceset e Kosovës. E kam fjalën për Universitetin ‘Hasan Prishtina’. Kjo e tregon sa është e rëndësishme arsimi i lartë dhe cilësia e saj. Cilësia e arsimit të lartë është prioritet i lartë në qeverisjen tonë. Në këto politika janë të rëndësishme marrëdhëniet tona me mekanizmat evropian e ndërkombëtar. Më vjen keq që në vitet e fundit këto marrëdhënie nuk kanë qenë të dëshirueshme, prandaj jemi këtu sot për të ndërtuar ura të re lidhëse”, u shpreh Kurti.

“AKA e ka gjithë pavarësinë e saj profesionale dhe aftësinë për kultivimin e cilësisë së arsimit të lartë. Jemi të angazhuar në vazhdimësi, teksa e kemi finalizuar projektligjin për arsimin e lartë. Ligji tjetër që është votuar është votuar është Ligji për Akreditim. E kemi siguruar objektin për Agjencinë, buxhetin gjithashtu dhe i kemi buxhetuar edhe për stafin”, shtoi ai.

Exit mobile version