UBT News

Kurti: Cilësia e administratës publike garanton anëtarësimin në Bashkimin Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se shpejtësia e integrimit evropian të një vendi që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian varet nga cilësia e Administratës Publike. Për këtë Kurti shtoi se Reforma e Administratës Publike është prioriteti i qeverisë.

Kurti në konferencën “KosovaPar2023, të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, potencoi se Reforma e Administratës Publike reflekton synimin e një qeverisje të mirë, derisa shtoi se edhe administrata sikurse shteti duhet të jetë e hapur për të gjithë ata që bëhen shërbyes për qytetarët.

Ai tha se qeveria ka bërë dhe po bënë punë të madhe sa i përket ligjit për zyrtarët publikë dhe pagat në sektorin publikë, derisa shtoi se po punojnë edhe për barazi gjinore.

Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla potencoi se synimi për një administratë dhe efikase nuk ishte vetëm një premtim.

Sveçla derisa theksoi rëndësinë e Reformës së Administratës Publike, tha se po punojnë për të përmirësuar situatën me barazi gjinore, përfshirë të gjitha komunitet tjera.

Ai shtoi se Administrata Publike ka një mision shtesë shumë të rëndësishëm, qe sipas tij është mbështetja e proceseve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde tha se “tani më shumë se kurrë kemi nevojë për një Administratë Publike të aftë dhe të mirëpaguar”. Ai shtoi se zhvillimi i bashkëpunimit gjerman me atë në Kosovë, do të ndihmojë edhe në zhvillimin e inovacioneve.

Në konferencën KosovaPar2023, po marrin pjesë pjesëmarrës nga 20 shtete të botës.

Kjo konferencë do të vazhdoje për dy ditë, ku do të diskutohet për reformat në Administratën Publike për një qeverisje të mirë, të qëndrueshme dhe fleksibile.

Exit mobile version