Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.
Ai ka bërë të ditur se kryediplomatit italian i ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për misionin e NATO-s në Kosovë, për ruajtjen e paqes. Derisa ka uruar shërim të shpejtë për 25 pjesëtarët e KFOR-it që u lënduan në protestën e dhunshme të serbëve, të hënën në veri të vendit.
Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.
Si pasojë e protestave të dhunshme një ditë më parë, u plagosën 25 ushtarë të KFOR-it.