UBT News

Kurti bëri homazhe te varri i Adem Demaçit dhe Astrit Deharit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shoqëruar nga një delegacion i partisë së tij ka bërë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçit dhe aktivistit Astrit Dehari, të cilët sot kanë datën e lindjes.

Në një komunikatë nga Lëvizja Vetëvendosje, thuhet se “sot, i gëzojmë ditëlindjet e tyre, ashtu siç presim t’i gëzojmë përplot ditë në Kosovën tonë përmes punës e angazhimit që motivohet nga këto dy figura”

“Astrit Dehari e Adem Demaçi kanë sot ditëlindjen. Kosova mes Luftës së Dytë Botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin. Njëri e kuptimëson më shumë tjetrin, i pari të ardhmen në histori dhe i dyti historinë në ardhmëri”, përfundon komunikata e LVV-së./UBTNews

Exit mobile version