Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të bëjë sot homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Marec dhe Makoc. Kështu është bërë e ditur përmes njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.
Sipas njoftimit, Kurti do fillojë homazhet në Marec nga ora 13:00, ndërsa në Makoc nga ora 13:30.