UBT News

Kurti bën homazhe pranë lapidarit të policëve të rënë në krye të detyrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri sot homazhe pranë lapidarit të policëve të rënë në krye të detyrës. Bashkë me të ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Blerim Vela, shef i kabintetit të presidentes Vjosa Osmani.

Të njëjtit nuk pranuan që të prononcohen për medie, derisa homazhe bënë edhe zyrtarë të tjerë policorë.

26 korriku është shpallur ditë memoriale e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, për nder edhe të përvjetorit të vrasjes së policit Enver Zymberi në veri.

Exit mobile version