Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sulmi terrorist i së dielës në veri ka cenuar sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe sigurinë kombëtare.
Ai kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të dënojë Serbinë si dhe vigjilencë më të madhe të kontrollit të kufirit me Serbinë.
Kurti shtoi se dëshmia për pjesëmarrjen e kryetarit të Listës Serbe, Milan Radojinçiq, në këtë sulm terrorist paraqet nevojën për plularizëm politik të serbëve në Kosovë.
Ndërkaq tha se pas këtij sulmi terrorist është dëshmuar edhe profesionalizmi i policisë dhe institucioneve të sigurisë në Kosovë.