Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë se Kosovës sapo ka arritur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të cilët do të mbajnë një takim me kreun e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Ky takim po zhvillohet me rastin e lansimit të projektit të hallkave për mbikëqyrje elektronike.
Pas këtij takimi do të ketë deklarime për medie.