UBT News

Kurti: Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova

Lideri i VV-së, Albin Kurti ka kujtuar protestën që u mbajt para dy vitesh në Prishtinë. Kurti theksoi se i gjithë vendi po jehonte: “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.

“Mbrohej republika dhe kundërshtoheshin planet e bisedimet me Serbinë për ndarjen e Kosovës, që herë quhej “shkëmbim territorial”, herë “razgraničenje”, e herë “korrigjim kufiri” me “kompromis të dhimbshëm”. Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova.”, shkroi Kurti në Facebook./UBTNews

Exit mobile version