Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se arritja e njohjes reciproke me Serbinë tani është e mundur, pasi beson në fuqinë e BE-së dhe ShBA-së për të bërë trysni ndaj palës serbe në arritjen e marrëveshjes finale.
Kurti, në konferencë për medie, tha se roli i ShBA-së në dialog është i madh, derisa edhe përsëriti qëndrimin e presidentit amerikan, Joe Biden për dialogun.
“Kosova dhe Serbia kanë nevojë për nje marrëveshke finalë e cila bënë normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër”, tha ai.
Sa i përket pretendimeve për çnjohje të pavarësisë së Kosovës, Kurti u shpreh se deri me tani asnjë prej tyre nuk është vërtetuar nga shërbimi i jashtëm i Kosovës.
“Mua më duken që më shumë janë përpjekje të Beogradit që të tregohen të suksesshëm në arenën diplomatike. Deri më sot asnjë prej pretendimeve për çnjohje nuk është vërtetur nga shërbimi i jashtëm”, shtoi ai.